“Nëse vazhdojnë të rezistojnë, të gjithë do të eliminohen”: është mesazhi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse për rezistencën ukrainase të barrikaduar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, pas skadimit të ultimatumit për dorëzim.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Interfax, duke cituar zëdhënësin e ministrisë Igor Konashenkov.
Sot në mëngjes, pak pas skadimit të ultimatumit, gjenerali rus Mizintsev kishte ftuar tashmë të gjitha forcat ukrainase të dorëzonin armët “deri sot”, duke i siguruar ata se “të gjitha rregullat e Konventës së Gjenevës për trajtimin e robërve të luftës”