Bashkia e Beratit po rivitalizohet me fazën e dytë të Programit të Rilindjes Urbane e cila pritet të rigjallërojnë vlerat historike të qytetit dhe rikthejë vëmendjen tek monumentet e kulturës. Kryeministri Rama është gjatë inspektimit të këtyre investimeve është ndalur edhe te projekti i parkimit nëntokësor i cili do të zgjidhë problemin e parkimit dhe i shërben edhe më shuam zhvillimit të turizmit në qytetin e 1001 dritareve.

“Këtu jemi në parkimin qendror të qytetit të Beratit i cili është në fazën e punimeve për pjesën strukturore. Në fakt ky ka qenë një nga investimet që po si by-pass-i që për qytetin është shumë i rëndësishëm. Ne sot kemi nj problem të jashtëzakonshëm në qytet me parkimin dhe duke marrë në konsideratë që me përfundimin e sheshit të ri të agjencisë gjithë mjetet e banorëve e turistëve ky do jetë opsioni për të zgjidhur problemin e parkimit,” u shpreh kryetari i Bashkisë së Beratit Ervin Demo.

Rama tha se Berati i cili është duke rilindur i tëri, do të presë një numër më të madh turistësh këtë vit. “Faktikisht gjithë zona e brendshme pastrohet komplet nga makinat. Këtë vit pritet boom-i madh turistik,” deklaroi ai.

Parkingu nëntokësor do ketë një kapacitet prej 198 vendesh parkimi, do të ketë dy hyrje për automjetet, hyrja jeshile që ka aksesueshmëri nga rruga ‘Santa Luçia’ si dhe hyrja e kuqe që aksesohet nga rruga nacionale ‘Antipatrea’.