Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Qendra e Kontrollit Teknik të automjeteve. Rama shkruan se pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit të “kolaudimit” që sipas tij thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve, nuk duhet bërë hap pas.
Kryeministri thekson se po punohet për një përmirësim rrënjësor, për rritjen e sigurisë në proceset teknik.
Postimi i Edi Rama:
Vijon puna për rindërtimin e qendrave të kontrollit teknik të automjeteve, pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit famëkeq të “kolaudimit”, i cili thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve po as shërbime, as investime, as gjë prej gjëje nuk u ktheu mbrapsht. Kjo është Qendra e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK), ku punohet për përmirësimin rrënjësor të kushteve të shërbimit për qytetarët dhe të punës për personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, modernizimin e sistemit të kolaudimit të automjeteve. Pa rritur tarifa, përkundrazi duke i përgjysmuar ato