Kryeministri Edi Rama së bashku me zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, kanë dorëzuar sot çelësat për 112 apartamentet e reja në Valias, Kamëz për banorët që humbën strehën nga tërmeti i 2019.
Rama u shpreh se ajo që është kryesore është që të gjitha këto apartamente janë pronë e patundshme e banorëve.
Rama: Kjo vjen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë dhe duken 4 orë larg. Por nuk humbni gjë po të qeshni se shtëpi po merrni. Nuk është faji im ajo joni që ju e prisnit nga tjetërkush dhe ja u bëri tjetërkush. Kështu është jeta, të vjen nga s’e pret. Për ju demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë se ju vu kundër, e ne vu kopshte çerdhe, shtëpi. Ju me gurë ne me bukë por nuk na vjen keq. Gurët tuaj na bëjnë më të fortë, të dy palët ecim bashkë.
Rama tha se ky program është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë i barabartë për të gjithë, pavarësisht bindjeve.