Kanadaja i është bashkuar Britanisë së Madhe, BE-së dhe SHBA-së në vendosjen e sanksioneve ndaj dy vajzave të rritura të Vladimir Putinit.

Katerina Vladimirovna Tikhonova dhe Maria Vladimirovna Vorontsova, të cilët besohet se fshehin pasurinë e babait të tyre, ishin midis 14 individëve në regjimin rus të sapo shënjestruar nga masat kanadeze.

Më herët Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kanë vendosur sanksione vajzave të Putinit, të cilat mendohet se fshehin paratë e të atot. Ata kanë të ndaluara blerjet dhe udhëtimet në këto vende.