Kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi kanë vizituar ambjentet e reja në Fakultetine e Shkencave të Natyrës.
Në këtë fakultet është vendosur një laborator i teknologjisë së fundit i Inxhinierisë Kimike me infrastrukturë kompjuterike për simulim dhe optimizim si dhe për impiante pilot eksperimentale për procesin mësimor dhe kërkimin shkencor”. Ky projekt u financua nga programi kombetar i infrastrukturës së kërkimit shkencor, ne kuadrin e “Paktit për Universitetin”.
“Tiranë – Një laborator i fjalës së fundit të Inxhinierisë Kimike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si askund në rajon, në vazhdën e ndërkombëtarizimit të universitetit dhe futjes në treg të dijes akademike”- shkruan Rama në postimin e tij.