Në Valias hapen sot 105 apartamente të reja në Bllokun e Tretë, për qindra familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në ceremoninë e përurimit i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, duke uruar banorët për shtëpitë e reja, kreu i qeverisë tha se: “Sot, ne çelim dyertë për një pjesë të konsiderueshme të familjeve që do të strehohen në këtë lagje të re dhe së shpejti edhe për pjesën tjetër. Pasi siç shihet pjesa më e madhe e punës edhe në anën tjetër ka përfunduar, janë vetëm dejate e fundit për apartamente.”

“Të gjitha këto apartmente janë tuaja janë falas, janë pronë e patundshme e fmailjes tuaj”, nënvizoi Rama.

Rama u ndal edhe tek Programi i Rindërtimit duke thënë se: “Ky është një progam që është ndërtuar për të qenë një program i barabart për të gjithë, pavarësisht bindjeve, prejardhjes, besimeve, pavarësisht gjithçkaje. Është një program për të gjithë si shqiptarë, si njerëz, si qytetarë me të drejta të barabarta dhe këtë lloj pogrami mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë.