Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se procesi i zgjedhjes së presidentit është shumë i rëndësishëm.

“Nëse ju do të keni Saliun në krye është zgjedhja juaj. Unë nuk po merrem me të, unë po merrem me ju sepse ju jeni këtu. Meqë ju jeni këtu me ju nder veprojmë dhe për këtë proces po flasim se si ta bëjmë duke u konsultuar me ju. Përsa na takon është shumë mirë që gjërat të thuhen hapur dhe mos i qani hallin as zarfeve as sekreteve dhe as mënyrës së si funksionon PS. Për të mos e bërë një seri tjetër të telenovelës për të cilën ju tregova një seri ku merreshin njerëz nëpër gojë, për të mos futur në siklet lloj-lloj njerëzish. Secili ka të drejtë të propozojë ne do ta vazhdojmë procesin. Ju mund të vazhdoni të na e qani hallin, ne jemi në kalë, dhe ju vazhdoni nga poshtë kalin na qani hallin ne dhe çfarë nuk sheh njeriu nga poshtë kalit. Unë sot ju them ju dhe publikut që qëllimi nuk është që ne të bëjmë zgjidhje për të nxjerrë një president nga Grupi ynë Parlamentar, nëse do ta kishim këtë qëllim do ta kishim bërë. Pra nëse është e mundur ne duhet t’i japim Shqipërisë një president që i duhet vendit. E gjithë ajo që ne duam është një president normal. Nëse biem dakord për një person që ka cilësitë e propozuara në do të votojmë nuk do të kemi asnjë lloj kompleksi…”, tha ai.