Këshilli i Ministrave ka kaluar sot disa vendime që lidhen me rindërtimin. Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije se vijon financimi në Kavajë e Durrës.

“Ne vazhdojmë të financimin dhe rikonstruksionin e Kavajë dhe të Durrësit. Vetëm në Durrës bashkia pas vlerësimeve të Institutit të Ndërtimit ka kërkuar edhe 16 mln dollarë për të mbyllur edhe të gjitha rikonstruksionet. Sot kemi marrë vendim edhe për shkollat. Po vazhdojmë rindërtimin edhe me shkolla më të vogla. Procesi i rindërtimit tashmë është në fazë shumë të avancuar”, tha ai.