Inflacioni po vazhdon të rrisë çmimet e ushqimeve në dyqanet ushqimore, duke e bërë të vështirë blerjen e artikujve për fundjavën e festave në SHBA.
Ndërsa familjet festojnë Pashkën, ato po shohin një rritje të qëndrueshme të çmimeve. Sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Punës, çmimet janë rritur në disa fusha.
Statistikat tregojnë një rritje prej 14,2% të çmimit të miellit; rritje 14% për gjalpin dhe margarinën; rritje 13,8% për qumështin, shpendët dhe peshkun; rritje 11,2% e vezëve; dhe një rritje prej 10.1% në frutat e freskëta.
Ekonomistët i thanë FOX 11 se do të jetë e vështirë për të gjetur vezë me cmim të përballueshëm për shkak të inflacionit dhe gripit të shpendëve. Ekonomistët presin që inflacioni të vazhdojë në vitin 2023.
https://www.foxla.com/news/expensive-easter-dinner-inflation-continues-to-drive-up-food-prices-ahead-of-holiday-weekend