Nëse ju shqetëson pandemia, netët e ftohta të dimrit dhe jeta në përgjithësi dhe nuk flini mirë, as lehtë, nuk jeni vetëm. Por, për fat të mirë, ne të gjithë mund të mësojmë nga mbretëresha, e cila ka sekretin më të thjeshtë por qetësues për të siguruar që ajo të flejë mirë gjatë natës.
Gjatë pandemisë, Mbretëresha u izolua me Princin Philip në Kështjellën Ëindsor, megjithëse mori pjesë në një ngjarje pasi dëshiron t’i tregojë kombit mbështetjen e saj në një kohë kaq të vështirë. Pra, si ta qetësoni këtë periudhë apo çdo periudhë tjetër që është stresuese?
Sipas një artikulli në Vanity Fair, mbretëresha ka një truk të përsosur për të bërë një gjumë të qetë. Një shishe me ujë të nxehtë, e mbani në duar për pak kohë, është vërtetuar se ju relakson muskujt, qetësohet edhe mendja dhe pas pak jeni gati për të fjetur. Provoje!/