Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku ishte e futuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 ku ka folur për situatën e energjisë në vend.

E pyetur për çmimin e energjisë Balluku shprehu garanci se nuk do të rritet dhe se konsumatori shqiptar do të mbrohet.

Ajo ka vendosur mos i përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit Berisha duke e konsideruar si një humbje kohe duke i përmendur atij privatizimet e kaskadave dhe bërë atë përgjegjës për shkatërrimin e sistemit energjetik.

Qeveria ka shprehur garanci që do të mbrohet konsumatori për çmimin e energjisë por ka një vendim

Nuk mundet që të gjithë të paguajnë të njëjtën çmim. Ndriçime pishinash, oborresh të kenë të njëjtën trajtim edhe për ata që e kanë për konsum bazik. Konsumatori do të mbrohet duke mos rritu asnjë qindarke çmimin e energjisë. E kemi thënë edhe për biznesin e vogël. 700 kë i përkojnë një konsumi mesatar dhe të kënaqshëm të një familje. Nuk ka një vendim për rritjen çmimit. Jemi në analizë akoma. Më pas do të vendosim si do të procedojmë. Kjo ka ardh si kërkesë e familjarëve vetë. ERE është institucion që zgjidhet nga Parlamenti por nuk shikoj ndonjë arsye se pse mos të zbatohet.

Kasakada e Drinit, a është zbatuar rregullorja?

Ky ka qenë një vit i thatë dhe nuk ka nevojë për fakte se jemi dëshmitarë. Kasada e Drinit është menaxhuar më së miri, është një vit për t’u marrë model. Kemi arritur tëq rrisim 28.5 metra. Keta janë tregues e fakte dhe ku futesh në narrativë politike unë e konsideroj të turpshme.

A ka një analizë për situatën që ne ndodhemi?

Janë bërë hap pas hapi e muaj pas muaji. Ne kemi bërë edhe provizione.

Akuzat e Berishës

Siç e ka thënë edhe kryeministri nuk merremi me përgjigje për askënd nga ata që janë shkaktarët kryesore të dëmtimit të sistemit elekto-energjitik. Është qesharake që akuzat vijnë nga persona që kanë kontribuar personalisht për shkatërrimin e sistemit. Kaskadat janë privatizuar në 2013 diçka e paprecedentë dhe nuk e di se ku mund të gjesh një situatë të tillë. Të dëgjosh sot ata të japin mend është një humbje kohe për të gjithë shqiptarët.

Fermat kanabis dhe bitcoin konsumatorë të energjisë.

Fakti që policia po ndërmerr kontrolle dhe ka evidentuar raste është një efenomen që po ndodh në botë. Ne po i paraprijmë kësaj situate. Unë falenderoj politicë që na është gjendur në mbështetje dhe ky është një aksion që duhet parë pozitivisht, ndërsa opozita duhet të bëj akuza që të fshehë situatën që është. BW