Nga sot, miliona familje në të gjithë Britaninë e Madhe do të paguajnë më shumë për faturat e tyre të gazit dhe energjisë elektrike, pasi hyn në fuqi rritja më e madhe ndonjëherë në faturat e energjisë.

Kufiri i çmimit nga OFGEM, Rregullatori i Energjisë dhe Gazit në Britaninë e Madhe është rritur me 54%, duke reflektuar kostot më të larta të energjisë me shumicë që tani po transferohen te konsumatorët dhe duke shtuar një krizë në rritje të kostos së jetesës.

Fondacioni “Resolution” deklaroi se numri i familjeve angleze nën trysninë e çmimeve të larta do të dyfishohej brenda natës nga 2.5 milion në 5 milion.

Organizata “Citizens Advice” tha se rreth pesë milionë njerëz nuk do të jenë në gjendje të paguajnë faturat e tyre të energjisë nga prilli.

Çmimet e energjisë nuk janë të vetmet që po rriten. Një sondazh nga Dhomat Britanike të Tregtisë ka gjetur se më shumë biznese në Mbretërinë e Bashkuar po përgatiten të rrisin çmimet më shumë se në çdo kohë që nga viti 1980.

Kur firmat u pyetën nga BCC se me çfarë presionesh po përballeshin për të rritur çmimet, 92% e prodhuesve përmendën lëndët e para, ndërsa 56% vunë në dukje kostot e energjisë dhe transportit midis shpenzimeve të tjera të përgjithshme.

https://www.theguardian.com/money/2022/mar/31/energy-price-rises-uk-gas-and-electricity-costs