Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë me rastin e festës së Pashkës.
Krahas urimit, Veliaj ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe djalin e tyre të vogël Kajan.
‘Gëzuar e bekime nga familja jonë e vogël për familjen e madhe të Tiranës sonë! Në një muaj janë bashkuar gjithë festat e besimeve tona, thuajse si një mesazh që të bashkuar jemi më të mirë e më të fortë’, shkruan Veliaj.