Një shqiponjë e madhe në Detin Adriatik që të kthehet në simbol kombëtar. Është kjo ideja më e fundit e Kryeministrit Edi Rama i cili ua bëri me dije edhe projektuesve të shëtitores së re që do të bëhet në vijën bregdetare të Durrrësit.
Ai tha se një instalacion i tillë do të ishte jo vetëm atraksion për qyteti port të Durrësit, por do ti sillte edhe përfitime të mëdha ekonomike si vlerë e re turistike.
“Mendoj se duhet ta përgatisim një kolpo ekstra, të bëjmë një ndërhyrje ne det siç është Palma, sic kanë bërë vende të tjera po ta bëjmë me një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, po duhet ta gjejmë një pikë dhe ta përgatisim, një shqiponjë të madhe e ndërtuar e re nga A tek Zh-ja komplet dhe aty bashkia mund të nxjerrë përfitime të mëdha. Kjo është një fazë tjetër por sigurisht një shqiponjë do ta bëjmë në det që të duket lart”, shprehet Rama.