Presidenti ukrainas Volodomyr Zelesky ka përshëndetur valën e fundit të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, por i ka cilësuar ato ende si të pamjaftueshme. Në fjalimin e tij të fundit, Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të shkojë më thellë dhe të bojkotojnë përdorimin e natës ruse.

Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë me më shumë se gjysma e eksporteve të saj që shkojnë në Evropë. Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale të naftës në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3% në SHBA.

Zelensky thotë se Kremlini po fiton aq shumë nga eksportet e naftës sa nuk ndjen nevojën për t’i marrë seriozisht negociatat e paqes. Ai shton se do të vazhdojë të këmbëngulë që bankat ruse të shkëputen tërësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar.