Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa aktualisht ndodhet në turneun botëror “Future Nostalgia” me koncertet e radhës që po mbahen në Europë.
Por, krahas kësaj 26-vjeçarja së fundmi ka dhënë gjithashtu një intervistë me revistën e njohur “Vogue” në rubrikën “73 pyetje me Dua Lipën”.
Krijuesja e shumë hiteve ka folur për fillimet e karrierës, sukseset, pa lënë anash edhe jetën personale dhe statusin e saj aktual duke deklaruar se është beqare.
Ndërkohë, Dua gjithashtu u pyet për familjen dhe rrënjët e saj, duke treguar edhe për shprehjen më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.
“Çka ka me ngrënë”, është shprehur shqip këngëtarja e hitit “Levitating” cila gjithashtu tha se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë e cila është e mrekullueshme në përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptar.
Dua çdo herë ka qenë një ambasadore e zëshme e popullit shqiptar, dhe këtë nuk e lë anash pothuajse në asnjë paraqitje të saj me rëndësi.
Në intervistat e saj për mediat më të mëdha në botë nuk mungojnë asnjëherë rrëfimet e saj për popullin shqiptar dhe se sa krenare ndihet ajo për këtë.
Screenshot 2 34
Kujtojmë që turneu i Duas filloi në shkurt të këtij viti në Miami pasi u shty disa herë për shkak të COVID-19, ndërsa pritet të përfundoj në muajin nëntor në Australi.