Elon Musk ka bërë së fundmi një deklaratë të papritur dhe të dyshimtë në Twitter. Miliarderi, i cili bleu së fundmi rrjetin social për 44 miliardë dollarë, flet për vdekje në rrethana misterioze duke i befasuar të gjithë përdoruesit e internetit.

“Nëse unë vdes në rrethana misterioze, është kënaqësi që ju kam njohur,” shkroi Musk në Twitter, rreth një javë pasi ai njoftoi vendimin e tij për të blerë kompaninë e famshme. Ai ka shkaktuar një sërë reagimesh nga ndjekësit. Ndërsa disa shprehën shqetësimin, shumë të tjerë mbështetën anën e tij qesharake.

Edhe nëna e tij, Maye, iu përgjigj postimit duke thënë se “nuk është qesharake”. Elon iu përgjigj: “Më falni, do të bëj çmos për të qëndruar gjallë.”