Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka reaguar duke kritikuar ashpër Bashkimin Europian për papërgjegjshmërinë që ka treguar në lidhje me mënyrën se si trajton ndalimin e propozuar të naftës ruse.
Orban tha se Komisioni Evropian ka dështuar të negociojë siç duhet me vendet anëtare të BE-së për embargo e naftës ruse.
Ai tha se ndalimi i naftës kishte ardhur pa iu përgjigjur pyetjeve mbi sigurinë energjetike të Hungarisë. Energjia është një çështje serioze. Ne kemi nevojë për zgjidhje dhe më pas sanksione”, tha kryeministri hungarez, shkruan BBC.