Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Vlorë, përshëndeti fiqnjët italianë, duke thënë se na mbajmë dhe i mbajmë mirë.
Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes, Rama kujotoi fjalën e një profesoreshe nga Harvardi, duke thënë se e bukura në mjedis katalizator ndryshimesh.
“Po sikur të kishin fqinj suedezët dhe danezët, shyqyr që kemi këta që kemi. I mbajmë dhe na mbajnë mirë. Nuk dua të zgjatem sepse u bë pak gjatë për standardet e vlonjatëve për të qëndruar ulur.
Do ta nis me një profesorësh të Harvardit, kur erdhi në Tiranë isha kryetar bashkie. Më pyeti nëse e dija se cili ishte leksioni i saj i parë në politikat publike. Unë s’e dija. Të gjithë studentëve i jepet një panoramë, statistikore e Ëashintonit ne vitet 30, para transformimit fal një kryetari bashkie. E gjitha panorama statistikore është e mbushur me problematike, borxhe, mungesa e furnizimit me ujë të pishëm . Studentëve i kërkohet të shkruajnë planin nga do ta fillonin ata punën. Ajo më tregoi që në asnjë rast nuk i kishte ndodhur që një student të pikaste pikërisht fillin aty ku e kapi, kryetari i famshëm i bashkisë që u bë pioneti i transformimit që vazhdojë për shumë dekada.
Nuk e nisi nga ato që duken qartë që janë plagët e mëdha të shtetit. Ëahsingoton kishe në stacioni e trenit, kishte një monument me luan. Stacioni ishte pika më e populluar e qytetit. Ai e nisi me pastrimin. Dy luanët e pastruar morën ngjyrën e artë të bronzit, u kthyen në një burim energjie pozitive për të gjithë qytetit. Pikërisht ai ishte momenti, kur filloi të shkruheshin artikujt e parë për ndryshimin e Ëashingtonit. Është një histori shumë e bukur për të treguar sesi e bukura në mjedisin e përbashkët bëhet katalizator i një tërësi ndryshimesh që çojnë në një transformim strukturor. Kështu rritet edhe vlera e pronës.:, tha Rama.