Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Drejt së ardhmes: Qyteti im, shtëpia ime”, një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes, të mbajtur ditën e sotme në Vlorë.
Kryeministri në fillim të fjalës solli në vëmendje episodin nga takimi në Tiranë me profesoreshës nga Universiteti i Harvardit që jep aty “Politikat publike” dhe tregoi rastin sesi filloi transformimi i qyteti, falë një kryetari bashkie, pavarësisht situatës kaotike.
“Ai nuk e nisi nga plagët e mëdha të qytetit. Uashingtoni kishte në stacionin e trenit, një monument me dy luan, në bronx dhe stacioni i trenit ishte pika më e populluar e qytetit, sepse kishte shumë njerëz që vinin dhe ikin. Dhe ai e nisi me pastrimin dhe ndriçimin e dy luanëve, në gjithë mjedisin kaotik, të ndotur pa asnjë rregull dhe pa asnjë pastërti, ata dy luanët e pastruar e kthyer në ngjyrën e artë të bronxit, u kthyen në një burim energjie pozitive për të gjithë qytetin. Dhe pikërisht ai qe momenti, kur filloi të shkruheshin artikujt e parë për ndryshimin që po ndodhte në Uashington, ndërkohë i vetmi ndryshim ishte që ishin pastruar vetëm ata dy luanët”.
Rama vijoi: “Kjo është një histori shumë e bukur, por jo e vetmja, për të treguar sesi e bukura në mjedisin e përbashkët bëhet katalizator i një tërësie ndryshimesh që çojnë në një transformim strukturor. Sesi në një mjedis ku e bukura ka rrezatim ndryshon raporti i njeriut me tjetrin, ndryshon raporti i njerëzve me rregullat. Zbatimi i rregullave bëhet shumë më i thjeshtë, njerëzit bëhen shumë më të predispozuar për t’i zbatuar rregullat. Ndryshon raporti i njerëzve me higjienë janë shumë më të kujdesshme njerëzit në raport me pastrinë, aty ku mjedis është i pastër dhe aty ku ka rrezatim të të bukurës, janë më të gatshëm të shpenzojnë, rritet konsumi dhe vlera e pronës.”
Më tej Kryeministri u ndal tek zhvillimi që ka pësuar qyteti i Vlorës, duke thënës se sot po hyn në një fazë kur nevoja për shtretër, për akomodim do të rritet në pikën e një krize shumë, shumë më të madhe. Dhe kush ka shtretër do të vazhdojë të rrisë çmimet. Rritjen e çmimeve shumëkush e quan një problem. Në fakt rritja e çmimeve në aspektin e industrisë së turizmit është shenja më e parë dhe më e sigurt e rritjes së një ekonomie tërësor.”
“Sot që flasim ne parashohim, duke pasur parasysh edhe imapktin e aeroportin, mungesën e 12 mijë shtretërve, që është shumë. Vlora sot ka 7 herë më pak shtretër se Saranda dhe ky është një potencial shumë i madh dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të çojmë përpara atë që kemi nisur” deklaroi Rama.