Analisti Lorenc Vangjeli ka ripërsëritur paralajmërimin e fortë të tij se shumë shpejt dy njerëz pranë ish-kryeministrit Sali Berisha do të kenë një përballje të ashpër me drejtësinë.
I ftuar në emisionin “Log” në Abc, Vangjeli tha se sot në Tiranë të gjithë kanë informacion që janë tërhequr 6 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë dhe nuk dihet ku kanë përfunduar.
Sipas tij ky është një rast i pastër i pastrimit të parave.
Vangjeli: Në rastin e një politikani tjetër, një deputet, në momentin që u shpall non-grata pati një deklarataë të ambasadës e cila thotë, nëse organet ligjzbatuese do të kërkojnë materiale ne do ua dorëzojmë atyre.
Minxhozi: Eskobari e ka thënë dhe për Berishën.
Vangjeli: E dyta është thënë po nga ambasada amerikane për Berishën. Nëse SPAK nuk ka trokitur të kërkojë fakte, prova të cilat kryeministri nuk i merr dot është në shkelje të ligjit. Unë nuk mendoj se është kështu, ndoshta duhet të presim. Perëndia nuk është si mace dhe drejtësia nuk është kështu. E fundit në Tiranë kanë filluar të kenë ide të qartë se ku kanë përfunduar nja 6 milionë euro të tërhequra në një bankë.
Vangjeli: Ka një hetim i cili është shterues për një rast pastrimi parash. Dy personazhe shumë afër zotit Berisha mund të kenë një përballe shumë të ashpër me drejtësinë. Karma rikthehet gjithmonë.
Vangjeli tha se brenda një muaji në Shqipëri do të vijnë një grup i madh prokurorësh nga Franca, Belgjika dhe Holanda.
Analisti zbuloi se është hapur telefoni i një personazhi të njohur të botës së krimit, i akuzuar për vrasje. Sipas tij në këtë telefon janë gjetur gjëra që mund të lënë shumëkënd pa gjumë.
Gjithashtu analisti paralajmëron zhvillime të tjera në Spanjë, pas marrëveshjes së vitit të kaluar për ekstradimet. Vangjeli tha se shteti spanjoll ka një mal me dosje që implikojnë personazhe të shumtë.
“Çfarë ka pasur ndërmend kryeministri nga ato që di dhe nuk thotë? Vitin e shkuar në fund të shtatorit është nënshkruar marrëveshja e ekstradimit me Spanjën. Ka një mal të madh me dosje në gadishullin Iberik.
Do ta dëgjojmë. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë sesi ndërthuren dhe bëhen gërshet zeshkani, marrëdhënie të papërshtatshme të personazheve të njohur në Shqipëri me botën e krimit.
Brenda një muaji mendohet që një grup i madh me prokurorë mund të vinë në Shqipëri, nga Franca, Belgjika dhe Holanda. Dekodimi përfshin një sasi të frikshme dhe të pabesueshme të botës së krimit me personazhe që nuk ua merr mend. EncroChat është një platformë. Përdorej si mënyrë e sigurt komunikimi.
Po përkthehet në mënyrë të ethshme. Sesa janë të sakta kjo është tjetër histori. Ka indicie por është dekoduar telefoni i një personazhi që është arrestuar nën akuzë për vrasje dhe thuhet që brenda këtij telefoni ka gjëra të cilat shumë kënd e lënë pa gjumë.
Biseda, video dhe gjëra të tjerat cilat prokurorët i kanë parë. Krimi i rrugës është i egër, por është një tjetër lloj krimi që e gjen te rrugica e Bllokut dhe Salës, se njihet si toponim tani, që mund të trondisë shumëkënd”, tha ai.