Në panairin e Punës dhe Aftësive në Durrës, ofrohen 1500 vende të lira puna nga 63 biznese ndër më të mëdhatë në rajon. I pranishëm në këtë panari ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili vuri theksin tek nevoja e sektorëve të hotelerisë për punëtorë. Duke ju referuar qytetarëve që zgjedhin emigracionin për të shkuar për të punuar, Rama tha se ashtu siç janë edhe rrogat e larta, të tilla janë edhe shpenzime. Për kreun e qeverisë, pagat mesatare në vend janë rritur me 8% dhe bizneset po ashtu ofrojnë paga shumë konkurruese.

‘1,500 vende të lira pune ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon. Sot kemi një pagë mesatare të rritur me 8%. Është gjithmonë një mundësi për të bërë një zgjedhje midis punësimit këtu në vendin tonë dhe ikjes për të kërkuar punë gjetkë. Gjërat nuk janë ashtu siç duket, qoftë në njëri aspak qoftë një tjetrin. Në emigracion ka rroga më të larta, por ka edhe shpenzime më të larta. Sot kemi afro 20 mijë nxënës të regjistruar në shkollat profesionale. Ne duam të vazhdojmë të gjithë se bashku në këtë drejtim. E di që ne rrugën e punësimit dhe në funksion të plotësimit të ambicies dhe nevojë për të rritur pagën duhet punë. Por di që sot mjafton që kushdo të bëjë një xhiro në infrastrukurën hoteliere në Durrës, për të parë se ka nevojë të ethshme për krah pune në të gjitha pozicionet që nga kamarierët e nivelit bazik deri tek menaxherët dhe për të parë se pagat janë një realitet krejt ndryshe nga ai që përflitet prej disa vitesh sipas të cilit paga në Shqipëri është 30 mijë lekë. Nuk është kështu. Në Shqipëri pagat vazhdojnë të rriten. Ka nevojë të madhe tregu sot për krah pune të edukuar. Ka nevojë për të gjithë sektorët.’- tha Rama.