Kryeministri Edi Rama ishte sot në Panairin e Punës dhe Aftësive në qytetin e Durrësit, me theksin te digjitalizimi i shërbimeve nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive përmes e-Albania, që siguron një ndërlidhje më të mirë midis ofruesve të punës dhe kërkuesve.

Gjatë fjalës së tij duke folur me shifra konkrete Kryeministri tha se:” Një kërkesë në rritje për punësim që nga biznesi i madh deri tek i vogli për të punësuar njerëz që në këtë kohë zhvillimi duhen të kenë edhe aftësi të caktuara, vetëm në këtë shesh ku ka të pranishëm 63 punëdhënës ka kërkesë për 1500 të punësuar. Ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij panairi, janë edhe 600 vende të lira pune.

Nevoja për profesionistë vjen si rezultat i nevojës së kompanive për të pasur një kualifikim më të lartë të të punësuarve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet gjithnjë e shumë në një treg kombëtar eksportesh dhe importesh, ashtu sikur ekspozohet më shumë falë faktit që është një terren ende me më shumë potencial të pashfrytëzuara në funksion të turizmin dhe është shumë e qartë që i gjithë zinxhiri ekonomik i prodhimit apo i shërbimit ka nevojë për një rritje të cilësisë të hallkave përbërëse si dhe për shtimin e tyre.

Kjo është arsyeja pse ne si qeveri jemi angazhuar ende më shumë për të rritur mundësitë për trajnim, për të rritur mundësitë për aftësim, për të rritur komunikimin me sektorin privat, ndërkohe që sot kemi një platforme digjiitale e cila është në funksion përmes shërbimeve tani online përmes e-albania, e cila krijon mundësi për të gjithë që të orientohen në fushën e punësimit apo të trajnimit profesionale.”

Në vijim ai shtoi se numri i te punesuarve eshte rritur gjate vitit te fundit me 13 mije te tille: “Në mars të 2022, janë 13000 të punësuar më shumë sesa ne marsi të vitit 2021. Në katërmujorin e parë të këtij vit, kemi një pagë mesatare të rritur me 8%.

Sot kemi 20000 nxënës të regjistruar në shkollat profesionale, sikundër është 6600 numri personave të papunë që kanë ndjekur kurset e trajnimit profesional në qendrat tona profesionale gjate 2021 dhe të cilët janë aftësuar dhe kanë mundur të punësohen.

Shanset e punësimit dhe shanset për të pasur një pagë më të lartë, e cila rritet vijimësisht sipas rritjes së aftësive të tua në vendin tonë janë duke u zgjeruar“.