Kryeministri Edi Rama është i pranishëm ditën e sotme, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastiliu, në ceremoninë e dhënies së 11 fëmijëve të parë statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

“Me mirënjohjen e thellë për prindërit që dhanë jetën e tyre për mbrojtjen e jetës së të tjerëve, u akordohet sot 11 fëmijëve të parë statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”🙏- shkruan Rama.