Ish-deputeti Shaip Kamberi ka thënë se koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nga zgjedhjet e sonte në Tërrnoc, ka marrë vetëm 598 vota, të pamjaftueshme për rizgjedhjen e tij.
Ai ka thënë se 6 nga këto vota i ka marrë Partia Socialiste e Serbisë, ndërkohë që 10 të tjera janë shpallur të pavlefshme.
Sipas raportimeve, në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadri”, kanë votuar 618 nga 1050 votues të regjistruar, përfundon raportimi./Kosova press