Për Taulant Ballën, ish-kryeministri Sali Berisha është i vdekur politikisht. Në mbledhjen e Kryesisë, Taulant Balla është shprehur mes të tjerash se mazhoranca nuk do të pranojë asnjë diskutim me Sali Berishën.

Duke argumentuar qëndrimin e mazhorancës, Balla u shprehe se Sali Berisha është pozicionuar kundër SHBA-ve.

“Kemi bërë një gjë në ndër të Shqipërisë që Sali Berisha nuk merret në konsideratë. Sa herë të shfaqet emri i tij në një listë propozimesh. Miraka do të rrëzohet se ai nuk e heq firmën e vet. Do negociojmë vetëm me tre grupet parlamentar të opozitës. Nuk negociojmë me të. Këtë përjashtim e bëjmë ne. Ndoshta jemi ne, por është në dinjitetin tonë që një person non grata për minim të demokracisë të mos ketë as firmë as votë. Se nuk mund të bëjmë pis emrin e presidentit. Me ata që janë hapur kundër interesave të vendit ne nuk negociojmë.”

Duke u ndalur tek marrëveshja, sipas Ballës është respektuar fjalë për fjalë, pasi PS ka pritur nga opozita emra për Presidentin e ri.

“Për shkak të mungesës së komunikimit. Kushtetuta është e drejtë dhe tre raundet imponon konsensus. Ne ju ftuam për kandidatin. Nuk di që në PS apo në Kuvend të ketë ardhur një propozim i vetëm. Nëse kjo do kishte ndodhur do ishim në kushte të tjera. Se mund ta kishim zgjedhur që në raundin e tretë.” tha Balla.

Ditën e shtunë në orën 18:00 Balla ka propozuar raundin e katërt, duke ftuar edhe opozitën që nëse shpreh dëshirë mund të marrë pjesë.

“Nëse doni të përfshiheni në këtë proces dhe doni dakordësi në këtë proces. Ne gati jemi. Hajdeni.” Tha Balla.