Vladimir Putin nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Papa Françeskut për t’u takuar në Moskë, për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Papa tha se takimi do të ishte në një përpjekje për të ndaluar konfliktin, që nisi në fund të shkurtit pasi trupat ruse pushtuan Ukrainën.

Të dielën, Papa Françesku e përshkroi luftën në Ukrainë si një “regresion makabër të njerëzimit” dhe tha se Mariupol ishte “bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare”.

Në një fjalim 15 minutësh në sheshin e Shën Pjetrit, ai tha se “mendimet e tij shkojnë në qytetin ukrainas të Mariupol, qytetin e Marisë, i bombarduar dhe shkatërruar në mënyrë barbare”.