Kryeministri Rama gjatë prezantimit të nismës së Revolucionit Digjital për bankat e nivelit të dytë ka deklaruar se është shokuese niveli i teknologjisë së sotme ndërkohë që interesat e bankave janë disa hapa përpara.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Është e pamundur për ne të përballojmë gjithë këtë fluks ankesash të qytetarëve që thonë pse duhet të harxhojmë 2-3 orë në radhë për të paguar fatura bankare.

Nëse për pjesën e interesit tuaj jeni në shekullin 21 e nëse sistemi bankar ka qenë ndër pionierët e zhvillimit dhe transformimit, në këtë aspekt jeni si fermerët njësoj po me ndryshimin që ju jeni banka dhe fermerët janë punëtorë të tokës. Fermerët nuk kanë domate apo bishtaja virtuale për të shitur i kanë fizike dhe duhet t’i sjellin fizikisht se ndryshe nuk janë ushqim.

Ne do hyjmë në një fazë tjetër me transportin publik ku nuk do ketë më bileta letër. E gjitha do bëhet online. Nuk ndodh të pranojmë që tu rritet çmimi i biletës së udhëtarëve për shkakun tuaj ashtu sikurse nuk ndodh që ky revolucion të ndalojë e tu presë ju.

Është shokuese për mua që panorama e nivelit të teknologjisë në banka është kjo që është sot. Ne u kemi kursyer shqiptarëve 7.1 milion lekë nga shpenzimet për të marrë dokumente me shërbimet online.