Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e quan të pafytyrë e intrigant Gazment Bardhin, i cili ka deklaruar se një prej katër ish-ministrave të Partyisë Demokratike zotëron një vilë me vlerë 760 mijë euroshe. Pas sherrit që patën në Kuvend, Spaho shkruan në një postim në Facebook se asnjë nga rrethi i tij familjar nuk ka pasur prona të tilla dhe i fton të gjithë që ta verifikojnë këtë gjë në të dhënat e deklaruara në ILDKP. Ai paralajmëron Bardhin që të ndjekë ngjarjen e ndodhur në Elbasan vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Statusi i plotë:

Gazmend Bardhi eshte mashtrues, genjeshtar, i pafytyre, intrigant, burre legen dhe pa te poshteme. Vetem sharlatane si Gazi mund te thone shpifje te tilla per qellime politike. Te jesh i pasur nuk eshte krim. Krim eshte te vjedhesh per te bere pasuri. Edmond Spaho gjithe jeten e tij, nga dita e pare qe ka dale ne pune dhe deri me sot, ka jetuar me shpatullat e tij dhe pagen e punes qe ka bere. Asnjehere nuk kam pasur ndonje biznes ne emrin tim apo te te afermeve. Askush nga rrethi im familjar nuk merret me biznes dhe nuk ka pasuri te tilla. Ajo cka une dhe familja ime disponojme eshte ne drite te diellit, deklaruar ne ILDKP qe nga viti 1993 kur kam deklaruar per here te pare e deri me sot. Kush te doje mund te shkoje ti shohe dhe nxjerre vete konkluzione. Gazi ben mire te kujdeset per pronat e tij. Ne se merret me te tjeret, te merret me pronat e atij qe jo vetem i lepihet por dhe e perdor si Mon Kukalesh ne fushata. Shiko hallet qe te kane zene more derezi, mos hap fronte te tjera se mjaft e ke ngjarjen ne Elbasan.