Ministri i Financave Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te shtypit ne mbyllje te vitit, ku ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka dale nga kriza dhe po rritet gradualisht./r/n/r/nFinance Minister Arben Ahmetaj, speaking during a press conference at the closing of the year, which stated that the Albanian economy has emerged from the crisis and is gradually increasing.

Zëvëndës-kryeminsitri Arben Ahmetaj është shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story” se gjithçka që sjell “Open Balkan” është pozitive për Ballkanin dhe jo vetëm, për të gjithë Europën.

Ai tha se siguria në rajon tashmë është në një nivel tjetër dhe se ky proces ka relaksuar në mënyrë pozitive marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor duke shmangur edhe ndonjë konflikt të mundshëm.

Arben Ahmetaj: Është naive të bëjmë politikë të kësaj natyre për një proces i cili ka katër liritë, është i mbështetur nga BE-ja. Sa i përket sigurisë në rajon është më i sigurti sot. Serbia votoi tre herë kundër Rusisë, asnjë nuk e thotë këtë. Do të vontonte nëse nuk do të ishte në kllapinë e këtyre poceseve? Jo.

Siguria në rajon është në një nivel tjetër e lidhur me NATO-n e me BE-në. Kryeministri tha ne po presim të hapim negociatat dhe përdori retorikën e tij. BE-ja e mbështet Open Balkan. Kush e refuzon? Asnjë nuk thotë që [po erdhe në këtë tryezë ti je më i vogël por sit ë barabartë. Nuk është çdo gjë rreth një vendi por rreth rajonit. Nuk ka kundërshti me Procesin E Berlinit. Po të kishin koncepte të ndryshme bashkëpunimi atëherë do të përplaseshin. Ndryshimi është që këtu është një proces i vetë furnizuar me energji politike e qytetare nga shtetet e Ballkanit ndërsa Procesi i Berlinit është nga BE-ja. Unë mendoj se Ballkani i Hapur, i ka relaksuar marrëdhëniet në Ballkanin perëndimor në kuptimin pozitiv.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë bekimin e tyre për Ballkanin e Hapur përmes të dërguarit të posaçëm, Gabriel Escobar, gjatë takimit të djeshëm. Edhe Komisioni Europian e sheh Ballkanin e Hapur, gjithashtu si një hap pozitiv drejt integrimit. Kosova refuzon të bëhet pjesë e kësaj nisme, pasi e quan nismë të Serbisë. Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi për herë të parë iu bashkuan nismës në rolin e vëzhguesit. Dritan Abazoviç dha sinjale për një hap më shumë në të ardhmen e afërt.