Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave të gjithë aksioneve policore që çuan në parandalimin e rasteve të ndryshme kriminale, krimit në familje, drogës dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Dy operacionet më të rëndësishme duket se janë ‘Syri i Shegani’ në Shkodër ku u bë e mundur arrestimi i autorëve të grabitjes së bankës në Koplik si dhe ‘Illegal assets ku falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani u bë i mundur sekuestrimi i pasurive që vijnë nga paratë e krimit e që arrinin vlerën e 5 milion eurove.
Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 475 persona, nga këta: 135 janë arrestuar, 305 janë proceduar penalisht dhe 35 janë shpallur në kërkim.
Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 33 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Janë zhvilluar 25 operacione policore të koduara: “Syri i Sheganit”, “Illegal Assets”, “Sunday”, “Last move”, “Permission”, “Prato”, “Aosta”, “Black bag”, “Camouflage 9”, “Camouflage 10”, “Target”, “Multifunksional”, “Fati i lojërave”, “Plirëz”, “Flames”, “Ecstasy 22”, “Road Guard” në 2 raste, “Blinisht”, “Blinisht 2”, “Avalon”, “River”, “Poçemi 2” dhe “Perimetri” në 2 raste”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike ka çuar në sekuestrimin e 32 kg kanabis si dhe në evidentimin e ambienteve të ndryshme që përdoreshin për mbjelljen e bimëve narkotike si dhe janë proceduar dhe arrestuar 475 persona për vepra të ndryshme kriminale.
“Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 475 persona, nga këta: 135 janë arrestuar, 305 janë proceduar penalisht dhe 35 janë shpallur në kërkim.
Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 33 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.
Janë zhvilluar 25 operacione policore të koduara: “Syri i Sheganit”, “Illegal Assets”, “Sunday”, “Last move”, “Permission”, “Prato”, “Aosta”, “Black bag”, “Camouflage 9”, “Camouflage 10”, “Target”, “Multifunksional”, “Fati i lojërave”, “Plirëz”, “Flames”, “Ecstasy 22”, “Road Guard” në 2 raste, “Blinisht”, “Blinisht 2”, “Avalon”, “River”, “Poçemi 2” dhe “Perimetri” në 2 raste.
Prej këtyre, 2 operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje; 7 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike; 7 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar kufirin; 4 për kapjen e personave në kërkim; 2 për zbulimin e ngjarjeve të ndodhura më parë; 1 për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit; 1 për sekuestrimin e pasurive të paligjshme që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e gjenerimit të kundërligjshëm të monedhave virtuale.
Si rezultat i kontrolleve masive të territorit janë evidentuar dhe shkatërruar 3 ambiente, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, 2 ambiente në Lezhë, në kuadër të operacioneve “Blinisht” dhe “Blinisht 2”, si dhe 1 ambient në Fushë Krujë. U sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje, qindra fidanë dhe dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, si dhe pajisje që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike”, thotë policia.
Sa i përket policisë Rrugore për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugore janë pezulluar 556 leje drejtimi, nga të cilat: 409 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 108 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë arrestuar 78 drejtues mjetesh, nga këta: 27 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 51 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.