19 janë marrëveshjet që firmosen sot në Prishtinë në mbledhjen e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Kosovë.
Marrëveshjet përfshijnë të gjitha çështjet, ndërkohë që hap shumë i rëndësishëm është firmosja e memorandumit të mirëkuptimit për hapat e mëtejshëm drejt bashkimit doganor:
– Marrëveshje për krjimin e një qendre të përbashkët të kërkim-shpëtimit.
– Marrëveshjen për platformën digjitale të turizmit.
– Dy marrëveshje bashkëpunimi për të rinjtë në rritjen në fushën profesionale.
– Marrëveshjen për njohjen reciproke të licensave të avokatëve, ndërmjetësve dhe zbatimin e dënimeve alternative që japin gjykatat e dy vendeve.
– Dy marrëveshje në fushën e Shëndetësisë: Investime strategjike për specialitet. Shkëmbim i ekspertëve dhe personelit mjekësor. Bashkëpunim në fushën farmaceutike.
– Marrëveshja për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.
– Marrëveshja për ndërtimin e përbashkët të rrugëve në fshatrat që ndodhen në anë të ndryshme të kufirit midis dy vendeve.
– Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë: Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e zbatimit të programeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillim rural si dhe marrëveshja për shkëmbim përvojash në proceset teknike.
– Dy marrëveshje në sektorin e energjisë: Diversifikim për burimet e energjisë dhe ndërtimi i infrastrukturës për gazin natyror në terminalin në Vlorë.
– Marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave për realizimin e të drejtës për pension.
– Marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale për gjendjen civile.
– Marrëveshje për pranimin e studenteve në universitetet e dy vendeve.
– Protokolli për shmangien e trafikut gjatë sezonit veror. Në fundjavë dhe për festa zyrtare, qytetarët kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri pa u regjistruar.