Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me anëtarë të tjerër të qeverisë kanë kryer homazhe në ambjentet e Presidencës për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

“Bashkë me kolegë kemi qenë sot për të dhënë lamtumirën e fundit një shtetari si Bujar Nishani. Do ruaj gjithmonë respektin për Bujar Nishanin, kundërshtar por natyrshëm një personalitet i respektuar që erdhi nga fusha ushtarake por që tregoi disa herë me radhë respektin ndaj kushtetutës. Ai ka treguar vlerësim maksimal ndaj kushtetutës dhe institucioneve. I shpreh familjes Nishani ngushëllimet më të sinqerta, nuk qe e shkruar të fitonte betejën për jetën por ngushëllimet tona mbeten nga më të sinqertat.”- tha Balla.