Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe UNICEF në Shqipëri nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi mbi Anketën e Grupimit të Treguesve të Shumëfishtë (MICS).
INSTAT bën me dije se kjo marrëveshje shpreh rolet dhe përgjegjësitë teknike për realizimin e suksesshem të MICS-it në vitin 2024 që do të gjenerojë të dhëna mbi mirëqënien e grave dhe fëmijëve, për të mundësuar vlerësimin e situatës së tyre, dhe gjurmimin e progresit të zbatimit të OZHQ-ve në Shqipëri.
“Përmbushja e këtij synimi është e mundur vetëm përmes mbështetjes së shumë institucioneve shtetërore dhe partnerëve”, thuhet në njoftimin e INSTAT.
Njoftimi i plotë i INSTAT: INSTAT dhe UNICEF në Shqipëri – Anketa e Grupimit të Treguesve të Shumëfishtë.
INSTAT dhe UNICEF në Shqipëri nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit mbi Anketën e Grupimit të Treguesve të Shumëfishtë (MICS).
Kjo marrëveshje shpreh rolet dhe përgjegjësitë teknike për realizimin e suksesshem të MICS-it në vitin 2024. MICS-i 2024 do të gjenerojë të dhëna mbi mirëqënien e grave dhe fëmijëve, për të mundësuar vlerësimin e situatës së tyre, dhe gjurmimin e progresit të zbatimit të OZHQ-ve në Shqipëri.
Përmbushja e këtij synimi është i mundur vetëm përmes mbështetjes së shumë institucioneve shtetërore dhe partnerëve.