Është zhvilluar për herë të parë konferenca e Antikorrupsionit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë foli rreth korrupsionit në tërësi dhe ndryshimeve të tij ndër vite nga reforma në drejtësi. Sipas Ramës, nga një pazar, tashmë korrupsioni nuk lejon njëri të ndihet i paprekshëm pavarësisht rangut politik.Rama ka bërë me dije se do të krijohet një strukturë e re, me ekspertizë të jashtme dhe profesionale për të shmangur tenderat me probleme. Ai tha se kështu do të çlirohet administrata dhe se procesi i tenderimit do të jetë më transparentë.
“Me tendera kemi probleme se nëse do thonim që janë transparente dhe niveli i drejtësisë që meritojnë të gjithë ne duhet të ishim jo kandidat për BE, por në këmbë për t’u bërë anëtarë të BE, po përgatisim një fazë tjetër për të çliruar administratën nga pesha e madhe e këtij procesi, të kontraktimit përmes fondeve në tendera, për të përfshirë ekspertizë të jashtme dhe pse jo kompani ndërkombëtare, që administrata të bëj administratën, ministrinë ministri, tenderimin ta bëjnë struktura me një pavarësi dhe profesionalizëm, se problem nuk është vetëm korrupsioni, apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por është edhe paaftësia për të ndërtuar procese profesionale”, tha Rama.