Ministrja e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një video në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë që një tjetër fëmije i kthehet dëgjimi falë vendosjes së implantit koklear falas.

“Emocion i papërshkruar për Elvisën e vogël që dëgjon për herë të parë zërin e nënës. 7- vjeçares i është rikthyer dëgjimi falë ndërhyrjes së suksesshme të implantit koklear dhe terapisë me logopedët që po vijon këto ditë në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Manastirliu ka bërë me dije se janë 25 fëmijë që kanë përfituar vendosjen e implantit koklear falas falë financimit të plotë nga shteti, ndërkohë që ka vlerësuar punën e ekipit e profesionistëve që kujdesen për fëmijët në shërbimin ORL në QSUT.

“Si Elvisa, janë 25 fëmijë që kanë përfituar vendosjen e implantit koklear falas falë financimit të plotë që kemi mundësuar për të gjithë paketën e kushtueshme të implantit koklear për fëmijët me humbje të thellë dëgjimi. Një ekip profesionist mjekësh në shërbimin ORL, prof. Besim Boçi, dr. Birkena Qirjazi, dr. Suela Sallavaci, dr. Dritan Vasili, dr. Jetmira Feza dhe logopediste Berjana Molla, kujdesen që ndërhyrja dhe më pas terapitë, të kryhen me profesionalizëm, për t’i kthyer plotësisht dëgjimin këtyre fëmijëve special”, shkruan Manastirliu.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Emocion i papërshkruar për Elvisën e vogël që dëgjon për herë të parë zërin e nënës. 7- vjeçares i është rikthyer dëgjimi falë ndërhyrjes së suksesshme të implantit koklear dhe terapisë me logopedët që po vijon këto ditë në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Si Elvisa, janë 25 fëmijë që kanë përfituar vendosjen e implantit koklear #falas, falas falë financimit të plotë që kemi mundësuar për të gjithë paketën e kushtueshme të implantit koklear për fëmijët me humbje të thellë dëgjimi.

Një ekip profesionist mjekësh në shërbimin ORL, prof. Besim Boçi, dr. Birkena Qirjazi, dr. Suela Sallavaci, dr. Dritan Vasili, dr. Jetmira Feza dhe logopediste Berjana Molla, kujdesen që ndërhyrja dhe më pas terapitë, të kryhen me profesionalizëm, për t’i kthyer plotësisht dëgjimin këtyre fëmijëve specialë.
#FëmijëtTëParët
#ShëndetësiaQëDuam