Ministrat e Drejtësisë, të Kosovës dhe Shqipërisë kanë prezantuar marrëveshjen për njohjen reciproke të licensave të avokatëve, ndërmjetësve dhe zbatimin e dënimeve alternative që japin gjykatat e dy vendeve.
“Ne e kemi një marrëveshje në fushën civile dhe tregtare që u përgëzua nga parlamentet tona. Në Shqipëri do të hyjë në fuqi më 30 qershor 2022 dhe do të kemi efektet e para për qytetarët tanë në zgjidhjen e çështjeve civile.
Sot jemi dakordësuar që bashkëpunimin në fushën e drejtësisë ta shtyjmë drejt njohjes reciproke të licensave të avokatëve, ndërmjetësve por edhe njohjen reciproke të jurisprudencës, por më e rëndëishmja njohja dhe zbatimi i dënimeve alternative që japin autoritetet gjyqësore në të 2 vendet.
Do të ngrihet një grup i përbashkët pune por edhe për një mekanizëm ndërshtetërore”, thanë ministrat.