Në prag të samitit të ardhshëm të G7 në Schloss Elmau, qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, bankat e zhvillimit shumëpalësh, organizatat joqeveritare u mblodhën një ditë më parë në Berlin për t’u bashkuar për sigurinë globale të ushqimit duke vlerësuar edhe progresin e bërë në përpjekjet e përbashkëta në këtë drejtim.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mori pjesë në këtë takim ku theksoi qartazi rëndësinë që ka ndërtimi i sistemeve ushqimore të forta e të qëndrueshme në vendet tona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke mësuar nga teknikat më të mira që janë tashmë në zbatim.
Në kuadër të punimeve të konferencës, ministrja Krifca u takua edhe me ministren Federale për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik të Gjermanisë, Svenja Schulze.
“I shpreha mirënjohjen për programin e ri të zhvillimit të qendrueshëm rural që po ndërtojmë në bashkëpunim me qeverinë gjermane dhe këtë ministri ku përfitues do të jenë fermerët, agropërpunuesit dhe forcimi i të gjithë zinxhirit ushqimor”, bëri të ditur ministrja Krifca në rrjetet sociale.