Një 60-vjeçar nga komuna e Dragashit e Kosovës dyshohet se është i infektuar nga lia e majmunit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti është në gjendje stabël dhe aktualisht ndodhet në izolim në Klinikën Infektive.
Atij i është marrë mostra e lëkurës, e cila do të dërgohet për analiza ne Holandë.
Deri në përgjigjet përfundimtare dhe më pas të përcaktimit të diagnozës, institucionet shëndetësore po vazhdojnë mbikqyrjen epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimin e kontakteve.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë 700 raste në të gjithë globin. Simptoma klasike e lisë së majmunëve është skuqja e lëkurës, që shpesh fillon në fytyrë dhe pastaj përhapet në gjymtyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Simptomat tjera përfshijnë edhe ethe, kokëdhimbje, ënjtje dhe dhimbje muskujsh.