Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në një sipërmarrje ku edhe ka folur për tregtimin e produkteve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Rama ka zhvilluar një vizitë në një sipërmarrje në Xërxë, në Kosovë, ndërsa shtoi se do të hiqen të gjitha tarifat doganore me Kosovën.
Më tej kryeministri Rama, tha dëshira është që kjo të jetë bilaterale, por theksoi se qeveria e Kosovës ka kërkuar më shumë kohë nga ana e saj.
“Bashkë me ministren po flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe shkrirjen komplet të të gjitha pengesave të kufirit. Do të heqim krejt tarifat doganore me Kosovën. Dëshirën e kemi të bëhet bilaterale edhe me qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë, por ne do ta bëjmë. S’ka kuptim t’i heqim për Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovë.”, tha ai.