Kryeministri Edi Rama deklaroi se në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të nisë puna për ndërtimin e urës në Bunë që lidh Velipojën me Ohrin.Në Kuvend, Rama foli dhe për një sërë projektesh që pritet të inaugurohen në muajin korrik të këtij viti.

Kreu i qeverisë ironizoi opozitën për ndërtimin e rrugëve për të cilën tha se “qeveria e tij nuk i bën këto projekte me arna, apo duke shtuar ujë dhe miell”.

“Juve përmendët urën e Bunës. Realisht është një projekt shumë I rëndësishëm për industrinë tonë turistike dhe për zonën e përbashkët atje. Mjafton 1 km urë, për të evituar 70 km kapje të veshit mbrapsht për t’i rënë vërdallë.

Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra. Në shkurt të vitit të ardhshëm, të gjitha këto mund të ndryshojnë, por plani është që në shkurt të vitit të ardhshëm, sëbashku me kryeministrin e Malit të Zi, të jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Jemi në fazën e projektit të detajuar.

Po ndeshen me një situatë absolutisht jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve. Sidoqoftë, shkurtin e ardhshëm fillon puna. Sikurse në 2 korrik hapet aksi i shumëpërfolur Kardhiq-Delvinë, në 9 korrik hapet bypassi i Vlorës. Këto sakatimet që kur krijohen shumë lidhje me botën, sakatohesh, janë konsekuenca të të jetuarit si në rrethim.

Ne nuk do fillojmë Milot Balldren, sepse ne nuk mendojmë në formë arnash siç mendoni ju, ju mendoni si shto ujë e shto miell. Por ne mendojmë krejt ndryshe. Ne do bëjmë Muriqan-Milotin, Milot-Balldrenin, Kashar-Rrogozhinën e me radhë. Me 3 apo 4D, më 2 korrik hapet përfundimisht Kardhiq-Delvinë” – tha Rama.