Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije se Këshilli i ministrave ka kaluar një draft marrëveshje me Italinë për angazhimin në përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë.
“Sapo kaluam një draft marrëveshje që ka marrë formën e marrëvershjes me Italinë. Ka të bëjë me angazhimin e qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin. I dedikohet një shume prej 30 milionë eurosh gjithë përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Është pjesë e angazhimit prej 90 milionë eurosh kredi të qeverisë italiane dhe do të pasohet në javët që vjen me një 30 milionësh kredi për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi dhe një 30 milionë eurosh tjetër që ka të bëjë me emergjencat civile, e dedikuar për të gjithë ngritjen apo rifreskimin e pajisjeve që janë vjetëruar të flotës së emerghjencave civile”, tha Ahmetaj.