Që nga 15 Qershori, Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore ka kryer mbi 11 mijë misione të regjistruara në të gjithë vendin, madje edhe në zonat më të thella dhe problematike.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë një postimi në “Facebook” duke falenderuar bluzat e bardha.
“Mirënjohje ekipeve mjekësore, gjithnjë në lartësinë e detyrës në përgjigje të emergjencave shëndetësore në sezonin turistik.
* Nga 15 Qershori, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka kryer mbi 11 mijë misione të regjistruara në të gjithë vendin”, shkruan kryeministri Rama.