Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi betejën kibernetike që po zhvillohet nga AKSHI dhe aleatët kundër sulmeve nga armiku.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Rama informon se kundërofensiva po rezulton e qëndrueshme dhe armiku po tërhiqet.

 

‘Nëse s’do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt!’- shkruan Rama.

Reagimi i plotë:

Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!Nëse s’do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt!