Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend.
Sipas MSH gjatë 24 orëve janë kryer 3149 testime, prej të cilave kanë rezultuar 1326 qytetarë të infektuar.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jetë. Sakaq bëhet me dije se 986 qytetarë janë shëruar.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.
Njoftimi:
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.