Ministrja Delina Ibrahimaj ka mbajtur në konferencë për shtyp mbi informimin e opinionit publik dhe median, në lidhje me deklaratat e ditëve të fundit, për dosjen e vitit 2018 mbi skemat e mashtrimit, të denoncuara nga opozita.
Ibrahimaj: Reforma e madhe e fiskalizimit nuk ka të bëjë vetëm e lëshimin e faturave elektronike, ka të bëjë dhe me ngritjen e sistemeve inteligjente pranë administratës tatimore me qëllim evidentimin e rasteve të krijimi të subjekteve fiktive. Janë këto raste që na kanë ndihmuar të ngremë të gjithë procedurat e duhura me qëllimin eliminimin e mundësive të skemave të mashtrimit. Në bashkëpunim me ambasadën angleze është ngritur një sistem që nuk merr dhe nuk përdor vetëm të dhënat që janë përbrenda administratës tatimore, por evidenton rastet e këtyre skemave apo të evazionit tatimor.
Brahimaj u shpreh se të gjitha institucionet në varësi të ministrisë së Financave janë të angazhuara drejt luftës kundër evazionit, drejt luftës kundër mashtrimit dhe kanë qenë të gatshme për të iniciuar proceduar dhe procese me qëllim evidentimin e evazorëve dhe parandalimin e tyre.