53 familje të prekura nga tërmeti tashmë kanë hyrë në shtëpitë e tyre të reja në në Baldushk.
Kryeministri, Edi Rama ka postuar fotot se si po merr formë lagjia e re.
“Mirëmëngjes dhe nga Baldushku, ku deri tani kemi strehuar në shtëpi të reja 53 familje të prekura nga tërmeti, e tanimë po përfundojmë krejt lagjen e re edhe për familjet e tjera, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.