Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, se Shqipëria nuk ka pasur kurrë më shumë dinjitet se sa sot në arenën ndërkombëtare.

Ministrja u shpreh se ndihet krenare që është pjesë e ekipit të kryeministrit Edi Rama.

Spiropali: Sot më shumë se kurrë jam krenare që jam pjesë e ekipit të kryeministrit Rama, i cili siç e pranojnë duke shkulmuar edhe kundërshtarët e tij më të egërt, ofroi një kontribut ekskluziv spektakolar në këtë rrugëtim të mundimshëm mes detyrimit për të ndryshuar, me themel vendin, mes betejave për të mbijetuar mes sfidave të njëpasnjëshme, nga tërmeti tek pandemia, tek lufta në kufijtë lindorë të Europës, nga molotovet e zjarret e bojkotit, mes ambicies për t’u përmirësuar dhe nevojës për t’u rishpikur në një botë shpesh moskokçarëse ndaj të voglit. Kurrë në historinë tonë të mundim.

FJALA E PLOTË E MINISTRES ELISA SPIROPALI

Pavarësisht çudirave që solli këtu sot në foltore një hije e së shkuarës, sot është një ditë e mirë. Është një ditë e mirë, e cila bën si të gjitha ditë-netët e një kombi historinë e tij. Do thoja shumë që e sotmja, duhet të kishte ardhur dje. Liria nuk ka qenë gjithmonë gjendja jonë politike dhe shoqërore. Nga pushtimet dhe regjimet, ne kemi shtrënguar dhëmbët për të mbijetuar. Por diçka është e sigurt, sa herë ne kemi qenë të lirë, kemi zgjedhur Europën. Ne jemi pjesë europiane, aty ku jemi brenda familjes tonë, jemi më të fortë, më të sigurt, më të mbarë e më të ndershëm. Duke e bërë vetë kontinentin e vjetër më të ri, më të natyrshëm në diversitetin e tij. Do doja që kjo e sotmja të kishte ndodhur dje. Dua shumë që kjo histori e së nesërmes që po shkruhet nga shqiptarët të jetë ajo që duan dhe dinë të duan vetë shqiptarët. Kjo faqe e historisë ka bashkëaksioner çdo qytetar shqiptar duke nisur që nga punëtori që ngjitet në skelën e ndërtimit apo shtron asfalt në rrugët e reja të Shqipërisë, me atë burrin e urtë që zgjohet në mesnatë dhe pjek bukën e mëngjesit apo ndez ekspresin për të shërbyer, për fermerin që punon tokën pa gdhirë, për mjeken e urgjencës, për arsimtarët, ushtarakët, fëmijët e deri për foshnjet që do të lindin dhe do të trashëgojnë Shqipërinë e së nesërmes si një yll më shumë në flamurin krenar të Europës që po rilind. Kështu njësoj edhe për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me të gjithë diasporën tonë, pjesën më të integruar të Shqipërisë në botën euroatlantike. Sot më shumë se kurrë jam krenare që jam pjesë e ekipit të kryeministrit Rama, i cili siç e pranojnë duke shkulmuar edhe kundërshtarët e tij më të egërt, ofroi një kontribut ekskluziv spektakolar në këtë rrugëtim të mundimshëm, mes detyrimit për të ndryshuar, me themel vendin, mes betejave për të mbijetuar mes sfidave të njëpasnjëshme, nga tërmeti tek pandemia, tek lufta në kufijtë lindorë të Europës, nga molotovet e zjarret e bojkotit, mes ambicies për t’u përmirësuar dhe nevojës për t’u rishpikur në një botë shpesh moskokçarëse ndaj të voglit. Kurrë në historinë tonë të mundimshme s’ka pasur Shqipëria më shumë dinjitet në arenën ndërkombëtare se sa sot.
Edi Rama, kjo shumicë kanë rrugë të re pa kthim për të ecur. Për transformimin rrënjësor të vendit tonë të jashtëzakonshëm. Kjo ditë është vetëm një stacion, një stacion i shenjuar drejt një sipërmarrjeje edhe më të madhe, drejt një përpjetje edhe më të fortë. Kërkon një seri reformash harmonike që si qëllim të fundit, kanë rritjen e cilësisë së jetës së çdo shqiptari, pa dallim. I cili siç jeton dhe aspiron Europën, do të duhet të jetojë si europian në vend të tillë, të mendojë s ii tillë dhe të shërbehet si i tillë. Askush nuk është i tepërt në këtë sipërmarrje. Madje edhe kush nuk e gjen forcën të gëzojë, të paktën të gjejë forcën të heshtë. E tashmja harrohet shpejt por historia shkruan me gërma të mëdha vetveten dhe di t’i vërë emrin, emër për emër çdo personazhi që për kulm të Shqipërisë, zgjedh tarracën e shtëpisë së tij. Dhe për peizazh të të gjithë vendit, zgjedh të ndërtojë gardhin e forcës së tij politike.
Fati e desh që në të njëjtën ditë sot, Kuvendi i Shqipërisë të ftohet të votojë një nga rezolutat më të rëndësishme që kanë kaluar këtu në Kuvend. E dinim që në krye të herës që raporti famëkeq i senatorit Dick Martyn ishte një farsë, një hakmarrje primitive e frymëzuar nga revanshi i atyre që ishin mundur në luftë, dhe që kërkonin ribërjen e saj në kushtet e paqes. Duke tentuar të kthejnë kokëposhtë të vërtetën, të shndërronin heronjtë e luftës çlirimtare të një populli të tërë në kriminelë, dhe të shndërronin kriminelët e luftës në viktima. Në një botë kur shpesh, teksa e vërteta është duke veshur këpcuët dhe gënjeshtra ka përshkruar gati gjysmën e rrugës, kjo teknologjia absurd, jo rrallë herë ka sukses. Madje sa më e madhe të jetë gënjeshtra, sa më i madh të jetë absurdi që e frymëzon atë, aq më e besueshme bëhet ajo. Kështu ka ndodhur me gjetjet false të një raporti që vuri në lëvizje një mekanizëm shumë të madh që si i tillë duhet të shkojë për inerci deri në fund, fiks aty ku mund ta pengojë dhe ta kthejë mbrapsht vetëm e vërteta. Tentativa për të bërë një simetri kriminale dhe të barazvlefshme, gjithë atë tmerr lufte të frymëzuar nga ideologjia nacional fashiste e regjimit të Millosheviçit. Atë skenar masakrash njerëzore dhe spastrimit etnik, deportimit me dhunë dhe përdhunimet si mjet lufte të orkestruar nga regjimi i tij me luftën e drejtë të UÇK-së, aleate e koalicionit të madh historik të drejtuar nga SHBA, Britania e Madhe, NATO dhe gjithë bota e qytetëruar, duhet të marrë fund. Paqja e arritur me luftë, mbrohet vetëm nga e vërteta e cila është një dhe e vetme.
Cila është e vërteta jonë, e vërteta shqiptare që duhet t’ia bëjmë të njohur gjithë botës, pavarësisht atyre që bërtasin dhe mundohen ta përdorin Kosovën si një qytë në luftën e tyre politike. Ish-prokurorja e Tribunalit penal ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi, zonja Carla Ponte publikoi një libër me titull “Gjuetia, unë dhe kriminelët e luftës”. Vetëm dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, libri ngrinte dyshime mbi drejtuesit e UÇK-së, tashmë politikanë dhe drejtues të shtetit më të ri të Europës, krijuar në bashkëpunim të aleatëve tanë. Dyshimet ishin se kishin kryer trafikim të organeve njerëzore në Kosovë dhe SHqipëri dhe kishin trajtuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit e luftës. Asnjë hetim zyrtar nuk kishte provuar asnjë nga këto akuza, por kjo mjaftoi që një aleancë e çuditshme, të merrte jetë duke krijuar një aksion të rrezikshëm politik, moral, njerëzor institucional. Fillimisht një mocion për rezolutë firmosur nga rusi Kosaçev ngriti të njëjtat pretendime. 10 vite hetime, 10 vjet ndjekje ligjore të individëve të dyshuar për kryerjen e këtyre krimeve, nuk është gjetur asnjë fakt që të lidhet me krimin e trafikimit të organeve të qenieve njerëzore.
Ne sot të armatosur me forcën e së drejtës dhe legjitimitetin e të vërtetës, i bëjmë thirrje asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të ndërmarrë hapin logjik të rradhës, të realizojë një raport vijues dhe të rishikojë rezolutën duke hedhur poshtë pretendimet e saj. Prandaj shfaqja e mëngjesit kishte hijet dhe dyshimet, erën e një të shkuare dhe një gjuhe e retorike që për fat të keq që i ka bërë dëm Shqipërisë, vijimësisht.
Heroizmi s’mund të shndërrohet në krim. Të reflektojmë mbi të. Kam dy fjalë për atë që seancë më seancë nuk le gurë pa hedhur duke menduar se ngre piedestalin e tij. Nuk duroi, mund të shajë e mallkojë Edi Ramën sa të dojë, mund të flasë për shkallët ku ishte ulur Kryeministri në Bruksel, njerëzit e kanë kuptuar se ka të drejtë ta bëjë se është i dëshpëruar. Rama të zbriti në ferrin e të vërtetës tënde. Më shave e mallkove pa asnjë fre, s’ka asnjë pikë. Merre flamurin, Edin, Luçin këtu bëhuni të gjithë bashkë, s’ka problem mund të merrem me ju emër për emër se s’kam skelet frike. Besojmë se i shërbejmë njerëzve, mallkoni por një ditë tjetër. Ka kohë për punë të liga por koha juaj ka mbaruar.