Kosova është zgjuar këtë të dielë me lëkundje tërmeti. Sipas mediave atje lekundjet e tokës janë ndjerë në rajonin e Ferizajt.
Faqja EMSC raporton se magnituda e tërmetit ka qenë 3.2 e shkallës Rihter.
Raportohet gjithashtu se tërmeti është ndjerë edhe në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.